Një ditë pas publikimit të skandalit, ku një mësuese në Shkodër deklaronte para nxënësve se ISIS nuk është i keq dhe se lajmet gënjejnë, policia ka reaguar duke e vënë në pranga.

Emine Alushi është mësuesja e arrestuar nga forcat e policisë. Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se mësuesja është arrestuar menjëherë pas shfaqjes së videos në emisionin “Stop”. Në videon e publikuar nga emisioni ‘Stop’ mësuesja i thotë nxënëses se ISIS është një organizatë e mirë dhe se mbron popullin e Sirisë, Egjiptit dhe Palestinës. Burime për “Star Plus” pohuan se mësuesja është arrestuar në Shkodër dhe është dërguar drejt Tiranës, pasi çështja i ka kaluar Krimeve të Rënda. Nga sa mësohet mësuesja Emine Alushi punonte si zëvendësuese në medresenë e vajzave të Shkodrës. Po kështu bëhet e ditur se regjistrimi i videos është bërë në vitin 2015. Nga 2015-ta e tutje Emine Alushi për shkak të mungesës së orëve nuk mundur të vijojë më tej ndërsa nuk e ka ushtruar profesionin në shkolla të tjera.

Artikulli paraprakRRËZOHET TRAJLERI SERB NË FUSHË KRUJË, PLAGOSEN DY SHOFERËT
Artikulli tjetërSHKODËR: ARRESTOHEN DY TË RINJ PËR VJEDHJE