Policia greke ka arrestuar sot në kufi me Shqipërinë, një shtetas shqiptar, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër. Arrestimi i 47 vjeçarit shqiptar, u bë në Kapshticë, pasi ata nuk pranuan të ndalonin mjetin dhe pas urdhrit të policisë.

Menjëherë policia greke është vënë në ndjekje të mjetit, ndërsa pas ndalimit të tij ka vënë në pranga 47 vjeccarin, ndërsa personi i dytë ka mundur të largohet. Pas kontrollit të mjetit janë gjetur 54 kg marijuanë.

Artikulli paraprakDY ISH-DREJTUESIT E ARRSH NË BURG DERI NË MBYLLJE TË HETIMEVE, HAXHINASTO NDOQI SEANCËN
Artikulli tjetërGRUAJA E BLLOKUAR PREJ 4 ORËSH SHPËTOHET NGA HELIKOPTERI