Policia e Shtetit ka finalizuar fazën e radhës të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët, për lokalizimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i këtij bashkëpunimi dhe falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe shkëmbimit përmes Interpol Tiranës, autoritetet policore të Malit të Zi arrestuan shtetasin shqiptar Magiljan Deda 31 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Gjykata e Lezhës, me vendimin e datës 23 prill 2025, i kishte caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.Hetimet e mëparshme, të zhvilluara në kuadër të operacionit policor të koduar “Vakumi” në prill 2025, kanë zbuluar se Magiljan Deda dyshohet të ketë bashkëpunuar me një tjetër shtetas të arrestuar gjatë operacionit, për kultivimin e 1640 bimëve narkotike, në fshatrat Gocaj dhe Rraboshte të Lezhës. Gjatë këtij operacioni u sekuestruan gjithashtu 34 kilogramë cannabis sativa, e përgatitur për shitje.Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, vijon procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Artikulli paraprakPOLICIA NË 24 ORË , ARRESTIME E PROCEDIME
Artikulli tjetërGJAKMARRJA SHQETËSIM NË LEZHË