Një ditë para ndeshjes me Serbinë, arrestohet në Tiranë Ismail Morina, “Ballisti” siç të gjithë e njohim, që ngriti dronin me Shqipërinë e Madhe në Beograd më 14 tetor 2014 gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Morina u vu në pranga nga efektivët e komisariatit numër 1 në kryeqytet, pasi u kap me një pistoletë Zastava Mini Bloë në brez me 6 fishekë dhe një pistoletë TT me 30 fishekë në pjesët e brendshme të makinës që ai drejtonte.

Burime nga policia e Tiranës thanë se Morina ka qëlluar një herë pas mesnate me pistoletën e tij Zastava Mino Bloë model serb, e cila mban në krehër 7 fishekë.Në automjetin e tij Lande Rover u gjet një gëzhojë, ndërsa në pistoletën që Morina mbante në xhep ishin vetëm 6 fishekë, pra një më pak sac edhe eshte qelluar!.  Të njëjtat burime thanë se ka qenë denoncimi i qytetarëve për të shtëna me armë që ka vënë në lëvizje policinë. Disa prej tyre kanë evidentuar Ballistin duke ekspozuar armën në zonen e tregut elektrik ndaj kane njoftuar menjehere policine. Kjo armë mund të shkaktojë dëm fizik jo më larg se 5 metra.   Gjatë marrjes në pyetje nga efektivët Morina ka thënë se këto armë i mbante për vetëmbrojtje. Në makinë, efektivët blu gjetën edhe 36 bileta me emra te personalizuar për ndeshjen e futbollit Shqipëri-Serbi qe luhet me 8 tetor si dhe një megafon. Arrestimi i Ismail Morinës është në titujt kryesorë të mediave serbe. Prej ditësh gazetat më të mëdha të Beogradit janë marrë me ‘Ballistin’, por me arrestimin e tij ato kanë shprehur gjithë mllefin për atë që bëri në stadiumin ‘Partizani’ të Beogradit.  “Terroristi Morina arrestohet me pistoletë serbe: kërcënuesi i Vuçiç përfundon në burg”, shkruan e përditshmja Kurir. Teksa i referohen burimeve zyrtare të policisë shqiptare mbi arrestimin e Morinës me armë pa leje dhe 30 bileta, mediat serbe shprehin shqetësimin për një video që Ballisti ka publikuar dy ditë më parë.