Policia e Tiranës ka vënë në pranga një nënë 39 vjeçare e cila akuzohet se ka dhunuar djalin e saj vetëm 9 vjeç duke i shkaktuar atij dëme të mëdha shëndetësore.

Nga dhuna i mituri ka pësuar dëmtime të shumta, duke bërë që të ketë disa dëmtime në trup dhe është dërguar menjëherë për në spital. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet dhe mendohet se 32-vjeçarja S.E e ka dhunuar djalin e saj, pasi humbur kontrollin. Sipas policisë ajo e ka goditur atë në pjesë të ndryshme të trupit, por edhe në kokë duke pësuar dëmtime në trup dhe në organe. Nëna është arrestuar në flagrancë nga oficerët e komisariatit nr.4 pasi më herët komshinjtë kishin lajmëruar Policinë. Para oficerëve të policisë 32-vjeçarja S.E u shpreh se nuk donte ta dhunonte djalin në atë mënyrë, por ka humbur kontrollin. “Doja vetëm ta frikësoja për shkak të gabimeve që bënte, me vjen shumë keq që e rraha në atë mënyrë”- u shpreh S.E para oficerëve të policisë.

Artikulli paraprakPOLICIA E SHKODRËS ARRESTON DY SHTETAS
Artikulli tjetërPR/BUXHETI, ZHVILLOHET KONSULTIMI PUBLIK