Një grua ka rënë në pranga të policisë pasi ka tentuar të fusë celularë në burgun e Fushë-Krujës, aty ku vuante dënimin I biri.

Burmie zyrtare nga policia bëjnë me dije se është arrestiuar në flagrancë Liljana Toluli 41 vjeçe, banuese në Kamëz, Tiranë. Sipas policisë, duke shfrytëzuar orarin e vizitave në burgun e Fushë – Krujës, ajo ka tentuar të fusë në burg për djalin e saj 6 celularë. Celularët i kishte fshehur në një bombël gazi që përdoret për kafe, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim”.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDIGJET PORTUGALIA, EVAKUOHEN QINDRA BANORË
Artikulli tjetërTUR BALLKANIK, 15-17 GUSHT – BIDEN VIZITON KOSOVËN DHE SERBINË, DO TAKOJË PRESIDENTËT DHE KRYEMINISTRAT