
Një 30 vjecar nga Kukësi është arrestuar nga policia ndërsa nisi procedimi në gjendje të lirë për një 26 vjecar, banues në Prizren, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 3 celularë.
Ndërsa Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan një 27 vjecar, banues në fshatin Golem, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-ndërkoh u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Shërbimet e DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin maroken M. A., 31 vjeç dhe për shtetasin algjerian M. R., 25 vjeç, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
Një , 44 vjeçar , banues në fshatin Boriç i Madh, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
-E. B., 22 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi ka kanosur një 13-vjeçar, për motive të dobëta;
-E. G., 20 vjeç, dhe E. P., 19 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” iu gjetën 1 mjet prerës (thikë) dhe një dorezë hekuri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






