Eshtë arrestuar nga policia e Elbasanit nje 41 vjeçare në Gramsh pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve të saj.

Ja njoftimi i plotë i policisë së shtetit për këtë rast: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Gramsh, bënë arrestimin në flagrancë të shtetases: Gentjana Abazi, 41 vjeçe banuese në fshatin Snosëm Gramsh. Arrestimi i saj, u bë pasi në banesë, në kushtet e depresionit dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizikie dhe psikologjike ndaj dy fëmijëve të saj, vajzës shtetases E.M., 18 vjeçe dhe djalit G.A., 14 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Gramshit, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”

Artikulli paraprakAKSIDENTOI RËNDË NJË 69 VJEÇAR, ARRESTOHET AUTORI
Artikulli tjetërRRIHEN GREKËT E SHQIPTARËT, HUMB JETEN I RIU 22 VJEÇ