D. V. K. M. Shkodër Policia Kufitare arreston një shtetas në kërkim me qëllim ekstradimi Me datë 18.12.2017, nga strukturat e Policisë Kufitare është bërë arrestimi provizor me qëllim ekstradimi drejt Hungarisë i shtetasit malazez:

Aleksandar N, 40 vjeç, banues në Nikshiq , Mali i Zi Arrestimi i shtetasit të lartëpermendur u bë pasi në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit është paraqitur në hyrje të R. Sh., i cili rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Hungaria për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i personave” parashikuar nga neni 298 të Kodit Penal hungarez.

Materialet i kaluan për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Artikulli paraprakVLLAZNIA PO VUAN NGA DËMTIMET
Artikulli tjetërARRESTOHET 35-VJEÇARI, VIDHTE TELEFONA NË STACIONE AUTOBUSËSH