Është arrestuar njëri nga autorët e plagosjes së Gentjan Rrahmanit, ngjarje e ndodhur në Unazën e Re më 16 nëntor 2017.

Policia e Tiranës informon se më 27 nëntor është arrestuar Joxhino Kambo, 22 vjeç, banues në Durrës. “Ky shtetas më datë 16.11.2017 në vendin e quajtur rruga “Mikel Maruli” pranë Unazës së Re Tiranë, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin G. Rr” informoi sot policia e Tiranës. Ndaj tij rëndon akuza “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”. Vijon puna për arrestimin e dy personave të tjerë të përfshirë në ngjarje. Ne cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti AA325HG, në pronësi të shtetasit të lartpërmendur, ku me anë të të cilit dyshohet se autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe Armëmbajtja pa leje” parashikuar nga nenet 78-22,25 dhe 278 të Kodit Penal.

Si ndodhi atentati me 16 nentor Nga makina u qëllua Gentjan Rrahmani. Atë ditë u tha se më herët ka pasur një konflikt mes autorëve dhe të plagosurit por nuk dihet ende motivi. 30 vjeçari mori një plumb në trup.