Kapet me mallra kontrabandë me qëllim kontrabandimin e tyre drejt Malit të Zi, arrestohet në flagrancë poseduesi.

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe konkretisht nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar, në vijim të punës së tyre për goditjen e paligjshmërisë, dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit: * Naim Bashi, 58 vjeç, banues në Shkodër Më datë 24.01.2017, ky shtetas u kap në flagrancë duke transportuar me mjetin e tij tip “Benz”, mallra të ndryshme për të cilat paguhet akcizë. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjera”, parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakERKAND QERIMAJ BËHET NOSTALGJIK
Artikulli tjetërSINDIKATA MBËSHTET BANORËT E NËNSHKODRËS