Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Drejtorinë e Policisë Shkodër mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative si dhe në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit: Klaudio Abdija, 26 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse në lagjen “Vojo Kushi” Shkodër, në marketin ushqimor “CONAD”, në pronësi të shtetasit me iniciale S. Sh. 41 vjeç, ka vjedhur produkte me vlerë 4.000 lekë të reja. Në kushtet e flagrancës u bë kontrolli i këtij shtetasi, ku i’u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 1 shishe pije alkoolike me vlerë 4.000 lekë të reja e vjedhur, 2 doza lënde narkotike e llojit “Cannabis Sativa”. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vjedhje më shumë se një herë“ dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga nenet 134/2 dhe 283 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakKUNDËRSHTON POLICINË, ARRESTOHET 32 VJEÇARI
Artikulli tjetërKOMBETARJA, GATI UNIFORMA E DEDIKUAR, JA SA KUSHTON