Arrestohet polaku me drogë nga Shqipëria

 

Policia greke ka arrestuar të martën një shtetas polak, që akuzohet për importim droge nga Shqipëria, me qëllim trafikimin. Sipas komunikatës së policisë, 43 vjeçari u ndalua në “By Passin” e Janinës, ku po makina e tij po lëvizte në mënyrë të dyshimtë. Në brendësi të makinës u gjetën dy çanta udhëtimi, që kishin brenda 8 paketa me kanabis. Pesha e drogës ishte 41,4 kilogramë. I arrestuari u dërgua në prokurorinë e Janinës, ndërsa po vazhdojnë hetimet për të zbardhur itinerarin e drogës që ai kishte me vete.

Artikulli paraprakOPERACIONI “SEGMENTI” SEKUESTROHEN 50 MIJË EURO DROGË
Artikulli tjetërMISTERI I NJË INCIDENTI, POLICIA NGUROI