
Arrestohet polici i Gjirokastrës .Ishte pjesë trafikut të emigrantëve
Një punonjës policie dhe tre persona të tjerë u arrestuan nga policia e Beratit. Ata dyshohet se janë të përfshirë në trafikun e njerëzve me Greqinë. Të arrestuarit janë Kreshnik Kotollaku, Gezim Kapllani, Valentin Gremi dhe punonjësi policise kufitare Drini Çaçi. Ata u kapën në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër duke kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë dy persona në këmbim të një shume monetare prej 200 euro për person. Gjatë operacionit u sekuestruan dy makina, 11 aparate celularë.






