Është ndaluar pak minuta më parë nga policia e Tiranës, me urdhër të Prokurorisë Shkodër, ndërtuesi Sait Fishta.

Sipas prokurorisë ky shtetas akuzohet për ndërtim të paligjshëm. Pak orë më parë Prokuroria e Shkodrës sekuestroi nëntë pallate që ishin në ndërtim, të ndërtuesit Fishta. Saktësisht prokuroria sekuestroi: 2 pallate, 6 kate mbi tokë; 3 pallate në ndërtim, aktualisht në katin e katërt; 3 pallate në ndërtim, aktualisht në katin e tretë; 1 pallat në ndërtim, aktualisht në katin e parë.

/ Star Plus Tv /