Një 35 vjeçar, të cilin mediat greke e identifikojnë si shqiptar, është arrestuar pasi akuzohet për grabitje dhe përdhunim në lagjen New Manolada.

Autori ka hyrë në banesën ku jetonin nënë e bijë, 53 dhe 76 vjeçe dhe i ka kërcënuar për ti dhënë lekët.

Mediat greke shkruajnë se 35 vjeçari kishte mbyllur në banjo gruan e moshuar dhe ka kërcënuar 53 vjeçaren se kishte vendosur eksploziv tek nëna e saj dhe do të shpërthente nëse ajo tregonte.

53 vjeçarja akuzon të riun se përvec se i ka marrë një shumë parash dhe e ka përdhunuar. Mësohet se i riu është arrestuar pasi është identifikuar nga vetë viktimat e grabitjes.