Agjentët e Policisë së Bolonjës në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Bolzanos kanë arrestuar shqiptarin Ylli Seferi, 46 vjeç dhe gruan e tij Valbona Qemalli, 45 vjeçe, që u arratisën pas një operacioni blic antidrogë më 31 janar, pasi ishin lëshuar 21 urdhërarreste ndaj dy organizatave të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Të dy, pjesë e një grupi me bazë në Castellarano, në Reggiano, luanin një rol të rëndësishëm. Për hetuesit ai ishte kreu i organizatës, që në marrëveshje me furnitorët e kokainës nga Holanda, caktonte çmimet dhe importet dhe kishte kontakte të drejtpëdrejta me me kapon e një tjetër grupi të specializuar për trafikun e hashashit.

Gruaja punonte me burrin e saj. Ata u gjurmuan falë celularit kur po shkonin në Brennero dhe u kapën në Vipiteno. 60 mijë euro iu gjetën në bagazhe. Burri përfundoi në burg kurse gruaja është e detyruar të qëndrojë në Castellarano.

Artikulli paraprakNISTE ILEGALISHT SHQIPTARË PËR NË SHBA, ARRESTOHET SHQIPTARI QË DREJTONTE AGJENSINË
Artikulli tjetërSHPËRTHIM NË VLORË, MAKINËS I VIHET EKSPLOZIV