Kërkohej nga Italia, arrestohet në Janinë shqiptari i kërkuar në të gjithë Europën

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej muajsh pasi akuzohet për trafik droge. Bëhet fjalë për një shqiptar 36 vjeç, ndaj të cilit drejtësia italiane kishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Ai kërkohej në të gjithë Europën, por ka rënë në prangat e policisë greke në Janinë. Sipas policisë greke, shqiptari duhej të vuante një dënim prej 4 vitesh e dy muaj burg. Ai ishte dënuar për trafik droge.