Arrestohet shqiptari me 2.5 kg kokainë

Një shqiptar 40-vjeçar në Umbria, veçanërisht aktiv në tregun e drogës, sipas policisë italianë, është arrestuar pas disa ditëve hetime. Agjentët e ndaluan dhe identifikuan në përfundim të një shërbimi vëzhgimi, gjatë të cilit shqiptari u pa të hynte e dilte nga një vendbanim që nuk figuronte zyrtarisht si i tiji. Gjatë kontrolli iu gjet një sasi modeste droge, ndërsa në apartament iu gjetën rreth 2500 gramë kokainë dhe 5500 euro, dyshohet të fituara nga shitja e drogës. Policia italiane po vazhdon hetimet për të zbuluar origjinën e drogës së sekuestruar dhe destinacionin e saj.