Ishte në kërkim evropian – Itali, arrestohet shqiptari për 18 kg kokainë, 4 kg heroinë e 30 mijë euro

Një shqiptar i arratisur nga burgjet italiane, u arrestua nga policia vendase. Në pranga përfundoi Kleton Bici, 27 vjeç, i cili u arrestua në Olbia. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar në Drejtoria e Anti-Mafia në Qarkun e Cagliari në muajin maj. Emri i tij lidhet me hetimet e quajtura “East Pole”, që ka çuar në burg rreth 30 persona me kombësi italiane dhe shqiptare pjesë të një grupi kriminal që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës. Aktivitetet e bandës kishin të bënin me trafikun e heroinës dhe kokainës në Shqipëri, Itali dhe Holandë. Nga operacioni janë sekuestruar 18 kg kokainë, 4 kg heroinë, një pistoletë Beretta, rreth 30 mijë euro para të gatshme dhe disa makina luksoze për udhëtime të gjata. Shqiptari i arrestuar u dërgua në burgun “Sassari” në Paleta duke u vënë në dispozicion të drejtësisë.

Artikulli paraprakKAPEN 507 KG KAFE KONTRABANDE NGA MAQEDONIA,LARGOHET PRONARI
Artikulli tjetërRRIPI I SIGURIMIT,QINDRA MASA NDAJ SHOFEREVE,DY ARRESTOHEN