Një 55-vjeçare në Itali pasi po kalonte një moment të vështirë i kërkoi 1 mijë euro borxh një shqiptari, por gjërat nuk shkuan si e kishte menduar. I riu shqiptar përveç se më pas e kërcënoi për t’ia kthyer paratë me interes, i kërkoi edhe shërbime seksuale.

“Më paguaj ose të preva fytin”, ishte kjo shprehja që përdorte 25-vjeçari shqiptar për të kërcënuar italianen e papunë. Pasi rimori paratë që i dha, 25-vjeçari donte edhe para të tjera nga italiania, e cila pas shumë shantazhesh e denoncoi në polici shqiptarin. Me ndihmën e karabinierëve që u fshehën në shtëpinë e 55-vjeçares në momentin kur do t’i dorëzonte paratë për të cilat shqiptari e kërcënonte, u bë i mundur arrestimi i këtij të fundit. Autoritetet italiane mësuan nga dëshmia e gruas se përveç parave me interes, i riu i kishte kërkuar t’i dërgonte tre prostituta në shtëpi si pjesë e borxhit, por një gjë të tillë italiania nuk e kishte pranuar.