Pas disa ditësh në kërkim, policia italiane ka mundur të arrestojë shqiptarin L. L. i cili të hënën ( 24 qershor) u arratis nga burgu i Trapanit në Siçili.

32-vjeçari Luca u arrestua ndërsa po ecte në këmbë në krah të linjës hekurudhore Trapani-Palermo.

Për disa ditë ai kishte qëndruar i fshehur në zonat pyjore mes qytezave Dettilo e Paceco.

Në momentin e arrestimit ka tentuar të largohet, por është bllokuar nga forcat e rendit.

Ai është dënuar deri më 2022 nga drejtësia italiane me akuzën e trafikut të drogës. Është hera e dytë që ai arratiset nga burgu.

Dy vite më parë së bashku me një shqiptar tjetër u arratis nga burgu i Civitavehias.

Autoritetet italiane po hetojnë nëse në arratisjen e tij kanë ndihmuar dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Artikulli paraprakRAMA REFUZOI FTESËN, META DHE BASHA 20 MINUTA TAKIM NË PRESIDENCË PËR KRIZËN POLITIKE
Artikulli tjetërSHPËRTHEN BOMBOLA E GAZIT NË NJË HOTEL NË LLOGARA, PLAGOSEN 3 PERSONA