Lind fëmijën dhe kthehet të shpërndajë drogë. Arrestohet burri shqiptar. Sekuestrohet 200.000 € drogë

27 kg marijuanë dhe 1 kg e gjysmë kokainë, e ndarë në 27 paketime dhe e fshehur në një baule. Ky ishte thesari i një çifti shqiptar në Itali që nëse hidhej në treg, sipas mediave lokale, vlerësohet se do të sillte 200.000 euro. Droga u gjet në banesën ku jetonte çifti në rrugën Fratelli Cervi në Seano, pjesë e komunës Carmignano, ku karabinierët mësynë pasditen e së shtunës. Në pranga është vënë 29-vjeçari shqiptar. Ai dhe bashkëshortja e tij, prej së enjtes ishin bërë prindërit e një fëmije. Gruaja, është nën hetim në gjendje të lirë. Siç raportojnë sot mediat lokale, asnjë nga të dy nuk kishte një punë të qëndrueshme dhe pas lindjes gruaja, 27-vjeçare ishte kthyer në banesë për të ndihmuar burrin në aktivitetin e shpërndarjes së drogës.

Artikulli paraprak“SERVISI” I ANIJEVE, QEVERIA SHPALL TENDERIN PËR DHËNIEN ME KONCESION
Artikulli tjetërPO SHKONTE ME FAMILJEN NË MALI TË ZI KAPET NË DOGANË ME 30 KG KANABIS