Një 41-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia helene me akuzën e trafikut të kokainës dhe hashashit. Siç raportojnë mediat greke operacioni është zhvilluar në Halkidiki ku janë sekuestruar 79 gram kokainë dhe rreth 1 kg kanabis i papërpunuar.

Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ka fituar sasi të konsiderueshme parash nga trafiku i lëndëve narkotike. Gjithashtu shqiptarit iu konfiskua edhe një sasi prej 1280 euro, para të cilat dyshohet se kanë ardhur nga trafiku i drogës, një peshore elektronike, një thikë dhe 4 telefona celulare .I arrestuari jetonte në zonën e Halkidikisë.

Artikulli paraprakE PËRZË ITALIA, 41-VJEÇARI ME DY EMRA ARRESTOHET PAS 18 VITESH PËR VRASJE
Artikulli tjetërARRESTOHEN DY SHQIPTARË ME 217 KG HASHASH