Vihet në pranga 34-vjeçari D.SH., teknik i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, në kompleksin e pallateve “Fratari” në Astir, ku ndodhi aksidenti i rëndë pak pas mesante.

Është proceduar penalisht edhe vëllai i tij, D.SH., 37 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës ku ishte i punësuar tekniku. 34-vjeçari akuzohet se nuk ka konstatuar problemin teknik që ka patur ashensori i njërit prej pallateve të kompleksit, i cili është shkëputur, duke rënë në gjëndje të lirë së bashku me qytetarët që ndodheshin brenda tij.

Reagim për këtë ngjarje ka patur dhe nga Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, i cili sqaroi se banorët e pallatit nuk kanë firmosur kontratë mirëmbajtje dhe kolaudimi për ashensorin. Për pasojë, edhe kavot nuk janë ndërruar që kur ai është montuar.

Artikulli paraprakMBYLLET FESTIVALI I VENECIAS, FILMI KU INTERPRETON AKTORJA SHQIPTARE SHPALLET FITUES I ÇMIMIT TË MADH
Artikulli tjetër“MAFIA SHQIPTARE DOMINON NDRANGHETËN PËR MONOPOLIN E KOKAINËS NGA AMERIKA E JUGUT”/ MEDIA ITALIANE: KUSH ËSHTË 40-VJEÇARI SHQIPTAR QË KRIJON LIDHJET DHE SIGURON TREGJET E DROGËS