Policia e Fierit ka vënë në pranga një 37-vjeçar i cili akuzohet për trafikim të të miturve dhe faslifikim të pasaportave.

Bëhet fjalë për Mikel (Arsen, Alberto) Ferko, 37 vjeç, banues në fshatin Qarr të Fierit i cili ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me 13 viete e 3 muaj burg. “Në kuadër të operacionit policor të koduar “Qarri”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Mikel (Arsen, Alberto) Ferko, 37 vjeç, banues në fshatin Qarr, Fier.Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me Vendimin e datës 18.02.2016, e ka dënuar 13 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i të miturëve”, kryer në bashkëpunim dhe ”Falsifikimi i pasaportave” parashikuar nga Nenet 128/b/3; 189/2 të Kodit Penal”, sqaron policia.

Artikulli paraprakPRISHTINA NJË HAP MË PRANË NJOHJES NGA DY TË TRETAT E OKB-SË
Artikulli tjetërTË PËRMBYTURIT THIRREN NË PROKURORI PËR GREVËN