Policia italiane i ka dhënë një tjetër goditje sot mafias siciliane “Cosa Nostra”. Një mega operacion i ekzekutuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka çuar në arrestimin e kreu të klanit mafioz Resuttana-San Lorenzo në Palermo.

Ajo është një grua; Maria Angela Di Trapani, vajza e një mafiozi e bashkëshortja e bosit të njohur mafioz Salvino Madonia. Hetimet e Antimafias së Palermos kanë vërtetuar se pasi kishte dalë nga burgu dy vjet më parë, Maria Angela Di Trapani ishte ngarkuar nga kupola e Cosa Nostras me detyrën e riorganizmit të madantit drejtues të mafias siciliane. Sipas Antimafis italaine Maria Anglea Di Trapani ksihte një rol kyc në mafian e re siciliane qe po riorganizohej. Sipas investiguesve italianë, Maria Angela Di Trapani ishte personi që organizonte lidhjet mes mafiozëve e përcillte urdhërat e krye bosit mafioz Salvatore Lo Piccolo me klanet e Kosa Nostra.

Gjithashtu për llogari të bshkëshortit të saj Salvino Madonia, ajo administronte bizneset e familjes me një pasuri milionare. Mega operazioni i sotëm i policisë italiane ka cuar dhe në arrestimin e 25 personave të tjerë të lidhur me klanin mafioz Resuttana-San Lorenzo. Në kuadër të këtij operacioni hetimet kishin zbardhur se Cosa Nostra kishte urdhëruar vrasjen e Giovanni Niosi, mafioz e njeri i besuar i bosit Salvatore Piccolo. Giovanni Niosi kishte vendosur të bashkëpunonte me drejtësinë italiane.

Artikulli paraprakTONIGHT – 05.12.2017
Artikulli tjetërNUK PAGUHET NË PUNË, BURRI TENTON TË VETËDIGJET