DEDVUKAJ: RRUGA BARDHAJ-POSTRIBË PËRFUNDON PARA AFATIT TË CAKTUAR. Segmenti rrugor nga mbi kalimi i trenit deri ne uren e Mesit do te jete gati nje muaj para afatit te caktuar dhe me standarte europiane .Kete e konfirmon drejtori i Autoritetit Rrugor te Veriut Nikolin Dedvukaj gjate nje inspektimi qe realizoi per te pare ecurine e punimeve.Devukaj u beri thirrje banoreve te fshatrave te bashkpunojne per sistemimin e kabllove pasi me shtrimin e asfaltit cdo nderhyrje do te jete e pamundur.

Inxhinieri i ketij projekti shprehet se puna vijon me ritme te kenaqshme ndersa thekson se deri tani eshte shtruar 20 perqind e asfaltit. Investimi i ketij segmenti qe nis nga ura e Bardhajve dhe perfundon ne komunen Postribe kap shifren e 4 milion dollareve.Rruga ka nje gjatesi prej 3.7 km dhe gjeresi 12 meter.Ne kete aks rrugor pervec asfaltit perfshihet nderhyrja ne trotuare,kanalizime, sinjalistike, sistemi i ndricimit dhe gjelberimi.