Një situatë problematike dhe me rrezik për qarkullimin rrugor është krijuar në aksin nacional Lezhë–Shkodër, pranë Urës së Dajçit, ku në pjesën e bashkimit të urës me rrugën është shkëputur elementi metalik i konstruksionit, duke krijuar një kanal të thellë që rrezikon automjetet që kalojnë në këtë segment.

Si pasojë e kësaj gjendjeje, shune drejtues mjetesh kanë raportuar çarje gomash dhe dëmtime të tjera në makinat e tyre, ndërsa kalojnë mbi këtë pjesë të rrugës. Ata shprehen të indinjuar për mungesën e ndërhyrjes, duke theksuar se rreziku është i dukshëm.

Nderkohe pas sinjalizimit nga Policia, behet me dije se Autoriteti Rrugor ka nisur nderhyrjen per vendosjen e elementit metalik prane Ures se Dajçit dhe levizja tashme vijon pa probleme.

Artikulli paraprakSHTOHET PERSONELI PËR PËRBALLIMIN E ZJARREVE
Artikulli tjetërPËRMIRËSOHET KULLIMI NË MARKATOMAJ