
Kreu i sindikates se arsimit Arjan Peraj , permes nje njoftimi ne rrjetet sociale ka njoftuar pershkallezim te protestave te mesuesve per shkak te mos dhenies se pages se 13-te nga Ministria e Arsimit.
Miq sindikalistë! Siç jeni të informuar edhe më parë, Aleanca Sindikale e Arsimit ka marrë vendimin e fillimit të aksionit sindikal me qëllim përfitimin e shpërblimit të fundvitit i cili na është mohuar padrejtësisht tash 3 vjet nga Ministria e Arsimit dhe sivjet po bëhet hera e katert që po ndodhë. Duam tu bëjmë ne dije se na takon përfitimi i këtij shpërblimi edhe në bazë të Kontrates Kolektive të nivelit të parë të nënshkruar me ministren e arsimit edhe në bazë të ligjit i cili e sanksionon si detyrim një veprim i cili është kryer mbi tre herë rresht. Për këtë neser do mbledhim Këshillin rajonal ku do kërkojmë që diten e hënë, datë 12.12.2016,të shpallim greven një orëshe paralajmëruese në të gjitha shkollat. Kjo grevë zhvillohet në oren e parë të mësimit të dites së hënë dhe në bazë të kodit të punës dhe ligjit për grevat ajo shpallet pa paralajmërim. Ju kërkojmë të merrni pjesë masivisht dhe të mos bini pre e provokimeve të rastit dhe të kërcenimeve të disa drejtuesave të shkollave pasi jemi në të drejten tonë sindikale dhe ligjore dhe ato drejtues shkollash që veprojnë jashtë tagrit ligjor, do evidentohen nga ana e jonë dhe do perballen me ligjin dhe sindikatat. Njëkohësisht në oren 14.00 po të dites së hënë, në ambientet e jashtme të Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkoder do zhvillohet një protestë me qëllim transmetimin e shqetësimit tonë nga ana e DAR-it Shkodër pranë Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë. Është në doren tonë të mbrojmë dinjitetin tonë intelektual dhe shpërblimin e mundit dhe perkushtimit të përditshem me nxënësit.- thuhet ne njoftimin e shpërndarë nga sindikata e arsimit.






