Marrja e një profesioni dhe kërkesa e lartë e tregut të punës po shtyjnë gjithnjë e më shumë të rinj drejt arsimit profesional.Shkolla profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat, ofron mundësi të shkëlqyera për të gjithë ata që synojnë të bëhen veterinerë, agronomë apo teknikë ushqimorë.Sipas drejtuesve të këtij institucioni, shkalla e punësimit pas përfundimit të studimeve është e kënaqshme.

Kualifikimi dhe përgatitja praktike i bën këta të rinj të gatshëm për t’u integruar menjëherë në tregun e punës, ku sektori privat ka shfaqur një interes gjithnjë e më të madh për t’i punësuar.

Aktualisht në këtë shkollë janë të regjistruar 115 nxënës te cilët vijnë nga zonat veriore te vendit.

https://youtu.be/Qa5HKdsAhxY

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“VETË ZOT, VETË SHKOP”/ PAGAT E MAGJISTRATËVE, RAMA: TË GJITHË TË RESPEKTOJNË KUSHTETUTËN, ASKUSH NUK MUND TË KËRCËNOJË ASKËND
Artikulli tjetërSHKODËR,SHPËRTHIM ME TRITOL NË LAGJEN QEMAL STAFA