Duka dhe dukesha e Cambridge janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, por ekspertët e gjuhës së trupit kanë zbuluar përse ata nuk ecin të kapur për dore në publik.

Ka një arsye që ndodh kjo dhe eksperti Robin Kermode ka zbuluar se ata e kanë marrë këtë shembull nga mbretëresha. “Rrallë herë mbretëresha i mbante duart pas burrit të saj, dhe duket se ky është kthyer në një protokoll të pashkruar për pasardhësit e saj,” – theksoi Robin. Prandaj, Duka William dhe Dukesha Kate nuk ecin të kapur për dore, gjë që tregon seriozitetin që tregojnë ata kur janë në publik për punë apo vizita zyrtare.