“Art N’Zemer” është një studio me e re krijuese e vendosur në zonën historike të Gjuhadolit, që mishëron pasionin për artin dhe shprehjen emocionale përmes çdo vepre të realizuar.

Përkushtimi dhe emocioni qe transmetojnë në punë e tyre është dhe arsyeja pse artistja Noena Nikolli dhe familja e saj ka vendosur ta quajnë studion e tyre “Art N’Zemer”.

Me një fokus të veçantë në krijimin e veprave artistike që prekin dhe komunikojnë thellë me publikun, Art N’Zemer mirëpret çdo vizitor që kërkon më shumë se thjesht estetikë një përvojë autentike dhe emocionale. Çdo projekt trajtohet me kujdes dhe kreativitet, duke reflektuar identitetin dhe vizionin artistik të studios.

 

Artikulli paraprakZHVILLIMET NGA RENDI GJATË 24 ORËVE NË SHKODËR
Artikulli tjetër85 VJETORI I LUFTËS SË “GURIT TË KUQ”