Arta Marku eshte personi me i perfolur qe nga marrja e detyres si kryeprokurore e pergjithshme e perkoheshme. Por si e njohin koleget dhe bashkepuntoret e saj me te cilet ka punuar prej vitesh ne Shkoder.

Prokurorja ne Shkoder Fatmira Vata e quan grua te hekurt dhe beson fort se ajo do ja dal te reformoje drejtesine shqiptare. Ndersa avokatja Edlira Jakova shprehet skeptike, ajo thote se Arta Marku prej vitesh ka qendruar ne hije dhe nuk ka trajtuar çeshtje sensitive prandaj ky pozicion eshte pertej potencialit te saj.

 Life Hasa qytetare e Shkodres e cila prej vitesh sorollatet dyerve te gjykatave per njohjen e te drejtes se prones , shpreson qe kjo zgjedhje te ndryshoje faqen e institucioneve te drejtesise. Arta Marku u zgjodh vetëm me 69 vota të shumicës dhe do të mbahet mend gjatë për shkak të tensioneve që u shkaktuan në Kuvend e jashtë tij, nga PD e LSI që ajo të mos votohej. Ajo ka qendruar e patrembur në sallë teksa tha betohem mes tymit e flakadanëve të hedhur.

Artikulli paraprakTË RINJTË SENSIBILIZOHEN PËR AMBJENTIN
Artikulli tjetërEDON HASANI I JEP LAMTUMIRËN VLLAZNISË