Instituti I Kulinarisë “Arti I Kuzhinës” ka nisur vitin e gjashtë akademik të kurseve profesionale. Në një atmosferë festive, të rinj të shumtë nisën një rrugëtim të ri, me qëllim intergrimin e menjëhershëm në tregun e punës brenda dhe jashtë vendit. Dy shefat e kuzhinës, Arsid Çekorja dhe Ergys Rexhepi tregojnë për rëndësinë që ka arsimi professional si dhe numrin e lartë të të rinjve të cilët pas diplomimit janë punësuar në restorantet apo resortet më të mira brenda vendit por edhe në Europë.

Shefi I pastiçerisë Samel Zyberi tha se këtë vit ka ndryshime sa I takon kurrikulës, duke rritur edhe më tepër standartet e këtij instituti.

Diplomat e të rinjve që kryjnë kurset në institutin e kulinarisë “Arti I Kuzhinës” në Shkodër njihen në të gjithë Europën. Kurset e kuzhinës mund të zhvillohen në një periudhe 3, 6 ose 9 mujore. Kursi I pierisë zgjat 3 muaj ndërsa kursi I pastiçerisë zgjat 6 muaj.

 

Artikulli paraprakTURNE NDËRKOMBËTAR I TENISIT DERI NË 60 VJEÇ
Artikulli tjetërCENI: ALARMANTE, MË PAK NXËNËS NË ANËN E MALIT