
Nga viti në vit, tregu I puëns brenda dhe jashtë vendit po kërkon profesionistë në fushën e gastronomisë. Ergys Rexhepi, shef kuzhine në Institutin e Kulinarisë “Arti I Kuzhinës” në Shkodër tregon se prej gjashtë vitesh që kur është hapur ky institucion ka patur shumë të rinj të cilët janë bërë pjesë e programeve.
Ai shton se shumë prej studentëve të diplomuar tashmë punojnë në vende të ndryshme të botës.
Instituti I Kulinarisë “Arti I Kuzhinës” në Shkodër është në vitin e gjashtë të aktivitetit, prej nga ku kanë dalë me qindra të rinj profesionistë në fushën e kulinarisë. Aktualisht, shumë prej të diplomuarve në këtë institute punojnë në restarantet më në emër në Shkodër por edhe në shtete të ndryshme europiane