Është atmosfera e vitit te ri dhe si e tille duhet përfshije te gjitha shtresat e njerëzve. Artistet Shkodrane kane menduar te realizojnë një vizite edhe tek shtëpia e te moshuarve ne Shkodër ndaj ne bashkëpunim shoqatën artistike “Jehona e Shkodrës” përcollën tek këta te moshuar një program me muzike dhe humor.

Aktorja Rajmonda Marku shprehet se këtë organizim pranë kësaj qendre e kishim si oblikim qytetare ndaj kësaj kategorie duke jua larguar sado pak mungesën e te afërmve te tyre.Për minuta te tera,51 te moshuarit e azilit ne metropolin verior shijuan humorin e artistesve si Muhamed Cekini, Drande Xhai,Gëzim Kruja dhe Anton Krosaj ndërsa pjese e aktivitetit ishte këngetari i njohur Hajro Pepa dhe e talentuara Klodiana Vata.Shoqata artistike “Jehona e Shkodrës solli me këtë rast disa dhurata per te gjithë personat qe trajtohen ne këtë qendër .

Artikulli paraprak“CATI FOUNDATION” PRANË FËMIJËVË NË KËTË FUNDVIT
Artikulli tjetërEKO MENDJE STARTON NISMËN: “GATUAJ NJË PJATË MË TEPËR!”