
Ky është Enver Osmani me profesion agronom. Që në rininë e hershme të tij Enveri eshtë marrur me vreshtari. I diplomuar për agronomi dhe specializimet e vazhdueshme bënë që Enveri të bëhet një prej profesionistëve të dalluar në fushen e agronomisë të fruti kulturës
78 vjecari tregon për fermen “Perlat Rexhepi” e cila për vite me radhë kishte ndër plantacionet me vreshta me të medha në Shqipëri. Enveri ka ndërtuar një kantinë artizanale ku edhe prodhon raki me fruta të ndryshme por edhe verë.
Interesi ka rënë thote Enveri pasi shpenzimet jane rritur ndjeshëm por ajo që është me shqetesuese është fakti i abuzimit që behet sot në prodhimin e rakisë.






