Artisti kosovar, Alkent Pozhegu pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II krijoi një mozaik të cilin ia kushtoi asaj.

Më datë 8 shtator të këtij viti Mbretëresha Elizabeth II vdiq në moshën 96-vjeçare pasi mbretëroi për 70 vjet.

Për të nderuar figurën e saj artisti nga Kosova krijoi një mozaik të veçantë.

“Art Mozaik me drithëra. Mbretëresha e Anglisë 🇬🇧. Alkenti!”, shkroi ai krahas imazhit të mozaikut.

Vepra e tij bëri jehonë tek mediat ndërkombëtare duke zënë vend në disa prej titujve të gazetave prestigjioze britanike.