Shoqata e Artizanëve në Shkodër ka hapur sërish panairin e artizanëve të cilët do të promovojnë punimet e tyre deri në fundjavë. Me hapjen e sezonit turistik veror dhe daljen nga tuneli I pandemisë pritshmëritë e artizanëve për të patur më shumë shitje të prodhimeve të tyre janë rritur.

Ata shpresojne se këtë vit pas hapjes përfundimtare të kufinjve të kthehet edhe një herë fluksi I lartë I emigrantëve dhe turistëve të cilët interesohen për punimet e dorës.

Promovimi në panaire ka patur një ndikim pozitiv tek artizanët gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Pas një viti të vështirë pandemik, artizanët shpresojnë që gjatë verës të kenë mundësinë të forcohen edhe një herë ekonomikisht duke shitur prodhimet e tyre unike.