Ky sezon veror ka qenë I suksesshëm në shumë drejtime. Turistët e shumtë të cilët kanë vizituar Shkodrën janë njohur jo vetëm me bukuritë natyrore por edhe historinë, traditat e zakonet përmes panaireve të hapura vazhdimisht. Artizanët thonë se pas goditjes që I dha pandemia për dy vite rresht, kjo verë ka qenë e suksesshme për promovimin e punës së tyre.

Artizanët e cilësojnë pjesëmarrjen në panaire gjatë verës si mundësinë më të mirë për promovimin e punës së tyre me dorë.

Gjatë muajve të verës, artizanët kanë qenë disa herë prezent në pedonalen përballë Hotel “Colosseo” në Shkodër por edhe në plazhin e Velipojës, si dy zona me frekuentim të madh të turistëve.