
Në Shkodër e njohin të gjithë si “mjeshtrin e punimeve të drurit”. Zija Karini është 85 vjeç, ka nisur ta dashurojë këtë zanat që në moshën 14-vjeçar,. Sot, plot 71 vite më pas, ai mbetet më i vjetri në qytet që nuk pranoi kurrë t’i ndahet këtij zanati. Mjeshtri Karini e ka të trashëguar këtë zanat nga babi dhe xhaxhai I tij.
Me hapjen e e ndërmarrjes artistike në Shkodër në vitin 1965, Zijaja fillon punën si modelist ku në sajë të talentit ai dallohet për mjeshtërinë e tij. Punimet e tij të kuruara janë kthyer në një pikë ndalese e të preferuar për të gjithë. Nga shkodranët që duan një kujtim në shtëpitë e tyre, te emigrantët plot mall, e deri te turistët e huaj që mrekullohen nga ky art i rrallë që po zhduket.
Zijaja thotë se të rinjtë nuk kanë shumë interës për këtë zanat madje edhe për artin në përgjithësi. Pasioni i tij nuk është zbehur asnjë ditë. Me një energji që do ta kishin zili edhe të rinjtë, Zija Karini vazhdon të krijojë vepra që mbartin, kulturën dhe historinë e Shkodrës.






