Shkodra ndër vite ka tërhequr artizanë nga I gjithë vendi të cilët kanë promovuar produktet e tyre duke marrë pjesë në panaire. E tillë është edhe artizania nga Elbasani, Zana Hoxha e cila mori pjesë për herë të parë në Panairin e Artizanëve të organizuar këtë javë në Shkodër. Zana për mikëpritjen që iu bë në këtë qytet.

Ajo ka 25 vite që merret me punimin e qilimave ndërsa këtë pasion ia ka trashëguar dy vajzave dhe nuses së djalit, si një vlerë familjare e shtuar. Modelet e qilimave që punon Zana janë kryesisht tradicionale. Ajo na tregon disa prej tyre.

Qytetarët shkodranë I kanë pëlqyer punimet me dorë të Zanës dhe shumë prej tyre edhe kanë blerë qilimat të cilat ajo I kishte ta hapura në çadrën e panairit. Çdo qilim që ajo punon, ka bazë vetëm fijen e leshtë. Për artizanen Zana, asgjë nuk ka më shumë rëndësi se cilësia dhe ruajtja e traditës së qilimave të saj.

Në Elbasan numërohen me gishta artizanët që po trashëgojnë zanatin e bukur të punimit të qilimave me dorë. Zana thotë se në këtë qytet janë edhe 2 artizanë të tjerë të moshuar që ende vazhdojnë të punojnë, ndërsa mosha e re nuk ka interes.  Rrjetet sociale e kanë ndihmuar artizanen të promovojë produktet e saj dhe të ketë klientë nga e gjitha bota të cilët e duan dhe e vlerësojnë mjeshtërinë me të cilën punon qilimat.

Artikulli paraprakVELIPOJA PLAZHI MË I LIRË, VLORA MË I SHTRENJTI
Artikulli tjetërPD: QEVERIA PO KEQMENAXHON ZJARRET