Zogë Zenelaj është 59 vjeçarja në Malësinë e Madhe e cila prej moshës 5 vjeçare ka punuar me dorë veshjet kombëtare të krahinave të ndryshme. Ajo tregon se këtë pasion të sajin, e ka kthyer në profesion prej 25 vitesh.

Për artizanen Zogë Zenelaj ka qenë e vështirë të mbaje hapur një biznes të tillë.59 vjeçarja tregon se janë emigrantët ato të cilët më së shumti vlerësojnë dhe kërkojnë me porosi këto veshje.

Fatkeqësisht, çdo ditë e më tepër brezi I ri nuk po e vlerëson punën e dorës dhe kryesisht punimin e veshjeve me motive kombëtare, ndaj artizania Zogë Zenelaj ka një thirrje duke filluar nga vajzat e saj.

Artizania Zogë Zenelaj prej vitesh jep kontributin e saj në qytetin e Koplikut, ku ka punuar me dhjetëra veshje kombëtare për të rritur dhe fëmijë. Pas nuk mbeten as veshjet e krahinave të tjera, të cilët I janë kërkuar me porosi nga klientët e saj besnikë.

 

Artikulli paraprakRRËFIMI I RRALLË I ARQIPESHKËVIT TË SHKODRËS!
Artikulli tjetërGJATË 2021, 34 MIJË KRIME, JA, QARQET MË PROBLEMATIKE