
Stela Toska është një nga artizanet e reja më të afirmuara në qytetin e Shkodrës. Prej vitesh ajo krijon punime të ndryshme artizanale të cilat e kanë bërë mjaft prezente në tregun lokal. Por, pas përhapjes së pandemisë, ajo u përball me shumë problematika.
Artizania tregon se për shkak të rënies së fuqisë blerëse dhe mos përkrahjes nga organizatat iu desht të mbyllë atelienë të cilën ajo e kishte hapur në fillim të muajit të kaluar.
Periudhën e karantinës Stela e ka vënë në funksion të trajnimeve të ndryshme dhe planeve për të rritur biznesin e saj.
Ajo tregon se shumë shpejt do të hyjë në treg me një produkt premium, në të cilin beson shumë, ndërkohë që do ta promovojë në televizionin Star Plus përmes projektit Media for All. Projekt I cili po mbështet artizanët në qarkun Shkodër.
Stela ka besim se me ardhjen e sezonit veror dhe përmiresimin e situatës së krijuar nga pandemia, artizanët do të forcohen ekonomikisht.
Ky vit ka qenë I vështirë për të gjithë artizanët. Stela Toska është një nga artizanet e cila edhe gjatë periudhës së pandemisë ka gjetur kurajon për të kryer trajnime dhe për të punuar në krijimin e produkteve të reja të personalizuara dhe unike të cilat shumë shpejt pritet të dalin në treg.






