Arvit Bushati është administratori i ri i Ujësjellës – Kanalizime Shkoder.

Ai është emeruar në këtë post nga kryebashkiaku Bardh Spahia i cili më herët liroi nga detyra e administratorit Mark Mollën. Bushati do të jetë në këtë detyrë me mandat 3 vjeçar ndërkohë që vendimi u mor pasi gjykata rrëzoi emërimin që ishte bërë nga ish- kryetarja e bashkisë pak ditë përpara se të dorëzonte detyrën, që i zgjati mandatin Mollës edhe me 3 vite.

Tashmë zyrtarisht UKSH do të drejtohet prej të martes nga Bushati i cili vjen në këtë detyrë pasi ka qënë më herët drejtues i Forumit Rinor të PD, si dhe ka mbajtur funksione të ndryshme në pushtetin vendor.

Artikulli paraprakNESËR KONFERENCA E PARË NDËRQEVERITARE, ZBULOHEN 25 NEGOCIATORËT QË DO ULEN NË TRYEZË ME RAMËN PËRBALLË PËRFAQËSUESVE TË BE
Artikulli tjetërPRESIDENTI META VLERËSON PESHËNGRITËSIN ERKAND QERIMAJ, I JEP TITULLIN E LARTË: MIRËNJOHJE PËR ARRITJET E TUA