
Arvit Bushati do të jetë nënkryetari i pergjithshem i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Pas ketij pozicioni si nënkryetar i PD Bushati ka falenderuar të gjithë ata që e mbështetën për besimin e dhënë në këtë detyrë të re të rëndesishme.
STATUSI I PLOTË
Koha për sfida të reja!
Ndihem i vlerësuar dhe i nderuar për zgjedhjen time si nënkryetar i Forumi Rinor i Partisë Demokratike , njëkohësisht dhe me përgjegjësinë më të madhe për të përmbushur aspiratat e të rinjve demokratë në të gjithë Shqipërinë.
Sfida të reja na presin dhe #FRPD është e gatshme të japë kontributin e vet si një zë i fortë i të rinjve shqiptarë, përfaqësues i vlerave që vazhdojnë pa ndërprerje nga dhjetori 1990!
Falenderoj Këshillin Kombëtar dhe Kryesinë e FRPD- së për besimin, i sigurtë se të gjithë bashkë do të rikthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur që e kërkon rinia shqiptare!







