Ditët e fundit në media rozë, u përfol se këtë fundvit, Festivalin e RTSH-së do ta organizojë Ardit Gjebrea, madje se ishin zgjedhur edhe prezantueset, të dyja shumë të dashura për publikun, Bora Zemani dhe Jonida Maliqi.

Por producenti hodhi poshtë aludimet, duke treguar se prioriteti i tij ishte e bija, që përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision Junior”. Ndërkohë, një tjetër emër mendohet se mund të jetë prezantuesi i mundshëm i Festivalit të Fundvitit: Flori Gjini, moderatori i emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel.

Ka qenë një fotografi e shkrepur nga vetë drejtori i RTSh, Martin Leka ku shihet bashkë me Gjinin dhe spikeri emblemë të informacionit, Ilir Paço, që ka nxitur dyshimet. Nuk e dimë nëse ky takim ka të bëjë me Festivalin, pasi në fakt, Florin nuk e kemi parë më herët në të tillë format.

Artikulli paraprakQENI BESNIK NUK NDAHET NGA VARRI I PRONARIT TË NDJERË
Artikulli tjetërZBULOHEN EMRAT E DY VIPA-VE QE DO HYNË SOT NË ‘BBV’