MEDIAT SPANJOLLE U REFEROHEN BURIMEVE PRANË UEFA-S. Skuadrat e futbollit të Serbisë dhe Shqipërisë mund të përjashtohen nga eliminatoret për kampionatin europian Francë 2016 pas incidenteve të ndodhura në fushën e blertë të Beogradit. Kështu shkruan gazeta madrilene AS, suke cituar burime zyrtare të UEFA-s. Komiteti i Disiplinës i UEFA-s do të mblidhet sot në Zvicër për të analizuar raportin e arbitrit të ndeshjes Serbi-Shqipëri (anglezit Martin Atkinson) dhe atë të delegatit të ndeshjes, Harry Been.

Por, vendimi për ngjarjet e mbrëmjes së 14 tetorit do të merret më 23 tetor dhe mund të jetë shumë i rëndë jo vetëm për organizatorët e ndeshjes.  Sipas gazetës spanjolle sportive ‘AS’, do të ketë ndëshkime shembullore për të dyja kombëtaret pas incidenteve që ndodhën në stadiumin e Partizanit të Beogradit. Madje, gazeta madrilene shkon deri aty sa merr në konsideratë mundësinë e përjashtimit nga faza kualifikuese e të dyja kombëtareve. ‘AS’ nënvizon se për herë të parë në 6 muajt e fundit, Joseph Blatter presidenti i FIFA-s)dhe Michel Platini presidenti i UEFA-s janë të të njëjtit mendim përsa i përket një çështjeje. Gazeta e mbyll shkrimin duke cituar një burim të sajin në UEFA: “Ndëshkimi do të jetë shembullor dhe do të vijë shumë shpejt.” Ndërkohë  Serbia gjen dronin që valviti flamurin me hartën e “Shqipërisë së madhe” në stadiumin Partizani të Beogradit është në duart e policisë. Sipas gazetës serbe “Kurir” që citon burime jozyrtare, droni është gjetur në qytetin e Pançevës, ndërsa tifozi serb që e kishte marrë ndodhet në ambientet e policisë ku po merret në pyetje. Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanovic, ka dekluar se droni do t’i nënshtrohet ekzaminimeve nëse është ai që u përdor në ndeshje, ndërsa më pas raporti do t’i përvillet prokurorisë. Personi i cili u fotografua duke tërhequr dronin mendohet se është pjesë e grupit të tifozëve të drejtuar nga Ivan Bogdanoviç ultrasi serb i cili dogji flamurin shqiptar në ndeshjen Itali.

 

Artikulli paraprakCEZ KALON 100 % SHTET
Artikulli tjetërAKADEMIA VLLAZNIA SHËNON FITORE TË DYFISHTË