Federata e Paqes Universale Shqipëri , në bashkëpunim me Federatën e Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkimin zhvilluan një aktivitet në sallën e konferencave tek Hotel Coloseo me Asamblenë e këshillit Lokal të Paqes , Shkodër .

Kryetari Këshillit të Paqes Shkodër ,Skënder Strica pohoi se federata e paqes universale ka qëllim bashkimin e racave , besimeve fetare , paqen , harmonin dhe familjen . Nga ana tjetër , ai bëri me dije se përvec prezantimeve të ndryshme , pjesë e aktivitetit ishin edhe emërtimi i personaliteteve të njohura të qytetit të Shkodrës si Ambasador për Paqe dhe rifreskimi i anëtarëve të këshillit lokal të paqes , gjithashtu u bën edhe zgjedhjet e reja të kryesisë .

Në këtë aktivitet u bë edhe bilanci i aktiviteteve dy vjecare në Shkodër , gjithashtu morën pjesë edhe këngëtarë të qytetit të Shkodrës të cilët performuan për publikun e pranishëm .

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMES GROPAVE NË RRUGËT “SELIM GJYREZI” DHE “SELIM ÇOBA”
Artikulli tjetërFSHF: VLLAZNIA-SKËNDERBEU DO TË LUHET NË KORÇË